Lidhje

Udhëheqësit botërorë angazhohen të vazhdojnë luftën kundër terrorit


Udhëheqësit botërorë që merrnin pjesë në një takim të nivelit të lartë të vendeve aziatike dhe evropiane në Helsinki të Finlandës mbajtën një moment heshtje sot për të kujtuar viktimat e 11 shtatorit dhe u angazhuan të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit kudo në botë.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian u shprehën në një deklaratë se 11 shtatori tregoi se terrorizmi rrezikon të gjitha vendet dhe të gjithë popujt.

Në Gjermani, papa Benedikti mbajti një meshë ku u lut për paqe në botë pesë vjet pas sulmeve.

Presidenti afgan Hamid Karzai dërgoi një mesazh për të shprehur solidaritetin me popullin amerikan. Ai tha se e kupton humbjen e madhe të shkaktuar nga sulmet dhe tha se vendi i tij ka luftuar kundër terrorizmit për vite me radhë.

Amerikanë dhe rusë morën pjesë një ceremoni përkujtimore në Moskë, ndërsa në Londër ishte të afërmit e viktimave britanike vendosën lule gjatë një ceremonie në ambasadën amerikane në Londër.

Në Shqipëri, ushtarake shqiptarë dhe diplomatë të Shteteve të Bashkuara morën pjesë në veprimtaritë perkujtimore me kete rast, ku u vlerësua edhe bashkepunimi shqiptaro-amerikan në luftën kundër terrorizmit.

Ndërsa kryeministri Sali Berisha tha se vendi i tij është i vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet dhe të zgjerojë bashkëpunimin me të gjitha vendet mike në luftën kundër terrorizmit, armikut të tyre të përbashkët.

XS
SM
MD
LG