Lidhje

Anija Atlantis ankorohet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës


Anija e hapësirës Atlantis u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Anija e përfundoi me sukses udhëtimin dyditor për në stacionin e hapësirës sot në mëngjes. Atlantis u nis të shtunën nga Qendra Kenedi e Hapësirës në Florida.

Kjo është vizita e parë e Atlantisit në stacionin e hapësirës që nga tetori 2002.

Gjatë këtij misioni ekuipazhi i Atlantisit do të dalë tre herë në hapësirë për punime në stacionin e hapësirës përfshirë instalimin e paneleve diellore që parashikohet të prodhojnë energji për stacionin.

Zyrtarët e NASA-s thanë dje se nga inspektimi i koracave për mbrojtje nga nxehtësia nuk kishte rezultuar të kishte pasur ndonjë dëmtim.

Astronautët përdorën kamera dhe instrumente të bashkangjitura me krahun e telekomanduar të anijes për të kontrolluar pjesën e përparme të anijes dhe krahët e saj.

XS
SM
MD
LG