Lidhje

Rohan: Nëse nuk arrihet marrëveshje kryenegociatori Ahtisari do të paraqesë propozimin e tij për statusin e Kosovës


Sot përfundoi në Sofje takimi i Grupit të kontaktitpër Kosoven. Zevendes kryenegociatori Albert Rohan thasot pas takimit se në se palet nuk do te jete negjendje te arrijnë një marrëveshje, zoti Ahtisari dot’i paraqese Këshillit te Sigurimit propozimet e tijper zgjidhjen e statusit. Burime të afërta me negociatorët thone se rezoluta e re nuk do të përmbajëfjalën pavarësi, duke shmangur në të njëjtën kohësovranitetin mbi Kosoven qe perfshihet ne rezoluten1244. Sipas burimeve te aferta me grupin negociator, rezoluta e re qe pritet t’i paraqitet Këshillit tëSigurimit, do të hapë rrugën për njohjen e Kosovëssi shtet nga vende të ndryshme. Një burim pranënegociatorëve ndërkombëtarë për statusin e Kosovës, itha sot Zërit te Amerikës, se teksti i rezolutes,duhet te permbaje disa elemente ligjorë mimimalë teshtetesise qe do t’i hapnin rrugen njohjes se saj. Porai nuk pranoi te jepte hollesi rreth ketyre elementeveligjore. Mendimi i pergjithshem ne qarqet nderkomebtare eshteqe ceshtja e statusit te Kosoves duhet te kalojebrenda ketij viti ne procedurat e Keshillit teSigurimit. Sipas shtypit, por edhe burimeve te tjera pranenegociatoreve, rezoluta e re qe pritet t’i paraqitetKëshillit të Sigurimit nuk do të përfshijë fjalënpavarësi për Kosovën, dhe do te shmange sovranitetinmbi Kosovën qe permban rezoluta 1244. I pyetur ngaZeri i Amerikes, burimi pranë negociatorëvendërkombëtarë, nuk e pohoi, por as nuk e mohoi njëmundësi të tillë. E vetmja gjë që përsëritet është sefundi i këtij viti do të duhej të ishte edhe fundi iprocesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës, sicështë kërkuar nga Grupi i Kontaktit. Kryeministri iKosovës Agim Ceku I cili mori pjesë në takimin eSofjes, tha se ka ardhur koha që të përcaktohetstatusi i Kosovës. Zoti Ceku tha se vendimet e vështira nuk bëhen më të lehta duke i shtyrë. Negociatat e deritanishme Prishtine-Beograd kanëtreguar sipas negociatorëve ndërkombëtarë se asnjëranga palët nuk ka lëvizur nga qëndrimi i vet përstatusin e Kosovës. Ne fund te javes ne Vjene palet pritet te ritakohen perserri per ceshtjen edecentralizimit dhe asaj te qytetit te ndarë tëMitrovices. Ne fund te shtatorit kryenegociatorinderkombetar Marti Ahtisari pritet te raportoje neKeshillin e Sigurimit te OKB-se. //kk//

XS
SM
MD
LG