Lidhje

Rohan: Nëse nuk arrihet marrëveshje kryenegociatori Ahtisari do të paraqesë propozimin e tij për statusin


Sot përfundoi në Sofje takimi i Grupit të kontaktit për Kosoven. Zevendes kryenegociatori Albert Rohan tha sot pas takimit se në se palet nuk do te jete ne gjendje te arrijnë një marrëveshje, zoti Ahtisari do t’i paraqese Këshillit te Sigurimit propozimet e tij per zgjidhjen e statusit.

Burime të afërta me negociatorët thone se rezoluta e re nuk do të përmbajë fjalën pavarësi, duke shmangur në të njëjtën kohë sovranitetin mbi Kosoven qe perfshihet ne rezoluten 1244. Sipas burimeve te aferta me grupin negociator, rezoluta e re qe pritet t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit, do të hapë rrugën për njohjen e Kosovës si shtet nga vende të ndryshme.

Një burim pranë negociatorëve ndërkombëtarë për statusin e Kosovës, i tha sot Zërit te Amerikës, se teksti i rezolutes, duhet te permbaje disa elemente ligjorë mimimalë te shtetesise qe do t’i hapnin rrugen njohjes se saj. Por ai nuk pranoi te jepte hollesi rreth ketyre elementeve ligjore.

Mendimi i pergjithshem ne qarqet nderkomebtare eshte qe ceshtja e statusit te Kosoves duhet te kaloje brenda ketij viti ne procedurat e Keshillit te Sigurimit. Sipas shtypit, por edhe burimeve te tjera prane negociatoreve, rezoluta e re qe pritet t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit nuk do të përfshijë fjalën pavarësi për Kosovën, dhe do te shmange sovranitetin mbi Kosovën qe permban rezoluta 1244. I pyetur nga Zeri i Amerikes, burimi pranë negociatorëve ndërkombëtarë, nuk e pohoi, por as nuk e mohoi një mundësi të tillë.

E vetmja gjë që përsëritet është se fundi i këtij viti do të duhej të ishte edhe fundi i procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës, sic është kërkuar nga Grupi i Kontaktit. Kryeministri i Kosovës Agim Ceku I cili mori pjesë në takimin e Sofjes, tha se ka ardhur koha që të përcaktohet statusi i Kosovës.

Zoti Ceku tha se vendimet e vështira nuk bëhen më të lehta duke i shtyrë. Negociatat e deritanishme Prishtine-Beograd kanë treguar sipas negociatorëve ndërkombëtarë se asnjëra nga palët nuk ka lëvizur nga qëndrimi I vet për statusin e Kosovës. Ne fund te javes ne Vjene palet pritet te ritakohen perserri per ceshtjen e decentralizimit dhe asaj te qytetit te ndarë të Mitrovices.

Ne fund te shtatorit kryenegociatori nderkombetar Marti Ahtisari pritet te raportoje ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. //kk//

XS
SM
MD
LG