Lidhje

Forcat siriane të sigurimit shmangin një sulm pranë ambasadës amerikane në Damask


Siria thotë se forcat e saj të sigurimit vranë 3 terroristë dhe plagosën një të katërt, të cilët po përpiqeshin të aktivizonin një makinë bombë pranë ambasadës amerikane në Damask, dje në mëngjes.

Njoftime të medias shtetërore bëjnë të ditur se një roje siriane u vra dhe të paktën 11 kalimtarë u plagosën, përfshirë edhe një diplomat kinez. Nuk pati dëme mes shtetasve amerikanë.

Shtetet e Bashkuara përshëndetën autoritetet siriane për përgjigjen e tyre ndaj sulmit, por përsëritën kritikat ndaj Damaskut për strehimin e grupeve, që zyrtarët amerikanë mendojnë se janë të angazhuar në akte terroriste.

Një zëdhënës i departamentit të shtetit i bëri thirrje Damaskut që të vendosë në se vazhdimi i mbështetjes së terrorizmit është mënyra e duhur për të ardhmen.

Por ambasada siriane në Washington thotë se politikat amerikane po nxisin ekstremizmin dhe terrorizmin. Kjo ambasadë thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmjetësojnë një paqe të gjithanshme në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG