Lidhje

Greqi: Një zyrtar i lartë i anti-korrupsionit akuzohet për shantazh dhe përfitime të paligjshme


Prokurorët grekë kanë akuzuar një zyrtar të lartë të anti-korrupsionit për shantazh dhe përfitime të paligjshme financiare.

Zyrtarët thonë se administratori i Komisonit të Konkurencës së vendit, Panajotis Adamopulos, dhe dy bashkëpunëtorë të tij akuzohen se kanë kërkuar një ryshfet prej më shumë se 3 milionë dollarësh nga një kompani e përpunimit të qumështit.

Zyrtarët thonë se të akuzuarit e kërcënuan firmën se do t’i vinin gjoba të larta, në qoftë se ajo do të refuzonte ta paguante këtë shumë.

Të tre personat u arrestuan pasi përfaqësuesit e kompanisë i dhanë më shumë se 250 mijë dollarë një prej bashkëpunëtorëve të Adamopulosit, si kapar për shumën e përgjithshme të kërkuar. Adamopulosi nuk ka pranuar të ketë bërë ndonjë shkelje.

XS
SM
MD
LG