Lidhje

Shtetet e Bashkuara reaguan me kujdes ndaj ofertës së Iranit për të ndihmuar Irakun të vëjë nën kontroll kryengritjen



Shtetet e Bashkuara reaguan me kujdes ndaj ofertës së Iranit për të ndihmuar Irakun të vëjë nën kontroll kryengritjen. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tony Snow, tha se zyrtarët duhet të përcaktojnë domethënien e ofertës së presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad. Zëdhënësi tha se gjëja më e rëndësishme që Irani mund të bëjë është që të mos financojë grupet separatiste dhe terroriste, të cilët përpiqen të minojnë demokracinë në Irak. Zoti Ahmadinexhad e njoftoi ofertën dje gjatë një konference shtypi në Teheran me kryeministrin irakian Nouri al-Maliki. Në qershor, komandanti më i lartë amerikan në Irak, Gjenerali George Casey, e akuzoi Iranin se po furnizon me teknologji ushtarake dhe po stërvit grupe ekstremiste shiite në Irak. Në Bagdat, policia irakiane tha se një makinë bombë shpërtheu dje duke lënë të vrarë të paktën 6 vetë në një lagje të pasur të qytetit. Dje nga sulmet në mbarë Irakun humbën jetën më shumë se 20 veta.
XS
SM
MD
LG