Lidhje

Astronautët përfundojnë ecjen e dytë në hapësirë


Dy astronautët e anijes kozmike Atlanits, përfunduan ecjen në hapësirë, për të instaluar një sistem të ri të energjisë diellore në Stacionin Orbital Ndërkombëtar.

Astronauti amerikan Dan Burbank, dhe kanadezi, Stiv McLin, hoqën disa siguresa dhe pengesa në sistem gjatë ecjes shtatë orëshe. MacLean njoftoi se në sistem mungonte një bullon por shtoi se nuk e kishte parë pezull. Një bullon u pa të shkëputej nga anija gjatë ecjes të martën.

Zyrtarët nga agjencia amerikane e hapësirës NASA, thonë se shpresojnë të montojnë nesër një nga shtyllat mbajtëse të paneleve. Ky sistem pritet të dyfishojë sasinë e energjisë për laboratorët, dhomat e ndenjies dhe ambientet e tjera të stacionit orbital.

XS
SM
MD
LG