Lidhje

Njoftohet se kryeministri irakian i ka bërë thirrje Iranit të ndalojë ndërhyrjen në punët e Irakut, duke thënë se një gjë e tillë ka ndikim negativ për vendin e tij


Njoftohet se kryeministri irakian, Nuri al-Maliki i bëri thirrje Iranit të ndalojë ndërhyrjen në punët e Irakut, duke thënë se një gjë e tillë ka ndikim negativ nëv endin e tij.

Një zëdhënës i kryeministrit al-Maliki i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se Iraku kërkon ndalimin e financimit të disa grupeve. Zëdhënësi tha se Irani ka thënë se do që të ndihmojë prandaj zyrtarët irakianë duan të shikojnë zbatimin e kësaj deklarate.

Këto komente u bënë ndërkohë që zoti al-Maliki përfundoi dje një vizitë 2-ditëshe në Iran.

Irani dhe iraku janë përpjekur gjatë viteve të fundit të vendosin marrëdhënie më të mira pasi u mbërthyen në një luftë të përgjakshme në vitet 1980-të.

Ndërkohë në dhunën e djeshme, nga shpërthimi i dy makinave-bombë në Bagdat u vranë të paktën 22 irakianë dhe u plagosën rreth 80 të tjerë. Gjithashtu, zyrtarët irakianë thonë se në kryeqytet u gjetën trupat e 60 meshkujve që ishin torturuar dhe qëlluar për vdekje. Me sa duket të gjithë ishin viktima të dhunës sektare nga skuadra të vdekjes.

XS
SM
MD
LG