Lidhje

Amnesti International akuzon ekstremistët e Hezbollahut për krime gjatë konfliktit me Izraelin


Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi ekstremistët e Hezbollahut, të cilët veprojnë në Liban, se kanë kryer krime lufte gjatë konfliktit një mujor me Izraelin.

Në një raport të publikuar sot, organizata thotë se Hezbollahu ka hedhur qëllimisht raketa në zona civile në Izraelin verior. Izraeli thotë se Hezbollahu ka qëlluar këtë vend me afro 4 mijë raketa, duke vrarë 43 civilë, përfshirë edhe fëmijë. Amnesty International thotë se sulmet prekën komunitete hebrenjsh, arabësh dhe druzë në Izraelin verior, por shton se duket që Hezbollahu është përpjekur të godasë zonat hebraike.

Organizata me seli në Londër thotë se po heton njoftimet izraelite se Hezbollahu ka përdorur civilët si mburoja njerëzore në luftime. Hezbollahu i ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte. Muajin e kaluar, Amnesty International kritikoi Izraelin për sulme që nuk bënin dallim mes civilëve dhe ekstremistëve, gjatë konfliktit në Liban.

XS
SM
MD
LG