Lidhje

Komentet e Papës për Islamin shkaktojnë reagime të botës myslimane


Citimi nga Papa Benedikti i një fraze shekullore e cila lidh Islamin me dhunën, ka shkaktuar zemërim në vendet me popullsi myslimane. Parlamenti i Pakistanit miratoi sot unanimisht një dokument ku thuhet se Papa ka ofenduar Islamin dhe profetin Muhamed.

Në një shërbim fetar, ajatullahu i madh i Libanit, Mohamed Husein Fadlallah, theksoi se Papa duhet të kërkojë ndjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo nëpërmjet zyrtarëve të Vatikanit. Kreu i kishës katolike i bëri komentet që kanë ngjallur polemika, në një fjalim për akademikët në Gjermani ditën e martë. Ai citoi thënien e një perandori bizantin të shekullit të 14-të, i cili pat thënë se Profeti Muhamed solli vetëm ligësi dhe sjellje çnjerëzore, si ç’është lufta e shenjtë.

Udhëheqësit myslimanë kudo në Lindjen e Mesme dhe Azi kanë dënuar komentet dhe kanë kërkuar që Papa të kërkojë ndjesë. Vatikani tha se Papa Benedikti respekton Islamin dhe nuk kishte qëllim të ofendonte myslimanët. Një zyrtar i Vatikanit u bëri thirrje studiuesve myslimanë të rishikojnë fjalimin e Papës, duke thënë se është e qartë se ai nuk sulmoi Islamin.

XS
SM
MD
LG