Lidhje

Vazhdon zemërimi në botën myslimane, pas komenteve të Papës


Ndjesa e Papa Benediktit për komentet që ai bëri për islamizmin nuk arriti të ulë zemërimin mes myslimanëve radikalë të cilët thonë se shprehja e keqardhjes së Atit të Shenjtë nuk kishte qenë aq e thellë sa ç’duhej.

Demonstruesit dolën sot në rrugë në Kashmirin pakistanez dhe Irak ku protestuesit dogjën një portret të Papës. Në Teheran, udhëheqësi i lartë i Iranit Ayatollah Khamenei tha se komentet e Papës ishin në një linjë me atë që ai e quajti kryqëzatë të Perëndimit kundër islamizmit.

Papa Benedikti tha se i vjen shumë keq për zemërimin e shkaktuar nga citimi i tij i një perandori bizantin të mesjetës në një fjalim para akademikëve në Gjermani.

Deklarata e kreut të Kishës Katolike pasoi një ndjesë zyrtare të Vatikanit të shtunën. Komisioni Evropian bëri thirrje që komentet e Papa Benediktit të mos interpretohen jashtë kontekstit dhe dënoi “reagimet e tepruara” ndaj fjalimit. //ad//

XS
SM
MD
LG