Lidhje

Atlantis shkëputet nga Stacioni Ndërkombëtar Orbital


Anija e Hapësirës Atlantis u shkëput nga Stacioni Orbital Ndërkombëtar duke përfunduar qëndrimin gjatë të cilit ekuipazhi kreu ecje në hapësirë dhe riparime.

Piloti Chris Ferguson po drejton tani anijen rreth stacionit të hapësirës për të marrë fotografi të punës së bërë në shtesën e tij. Ekuipazhi i Atlantis kishte pak punë dje për ti lejuar vetes kohë të shijonte pamjen nga hapësira. Koha e pushimit erdhi pas një pune katër ditore që përfshiu tre ecje në hapësirë për të ngjitur palelet që do të gjenerojnë më shumë energji në stacionin e hapësirës.

Anija është planifikuar të kthehet të mërkurën në qëndrën Kenedi të hapësirës në Florida. Atlantis ishte misioni i parë që kur fluturimet e hapësirës u ndërprenë në vitin 2003, pas katastrofës së anijes Kolumbia.

XS
SM
MD
LG