Lidhje

Opozita socialiste në Shqipëri kërkon ndriçimin e çështjes Albatros


Në Shqipëri Partia Socialiste sulmoi sot kryeministrin Sali berisha se ai po hesht për skandalin me kompaninë Albatros.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Pandeli Majko u shpreh se kërkesa e opozitës për interpelancë me kreun e qeverisë nuk ka marrë përgjigje dhe nuk është përfshirë në kalendarin e punimeve të parlamentit.

Sipas zotit Majko askush nuk po merret me faktin se si qeveria duhet ta ndriçojë këtë problem, por po krijohen zhurma anësore për të tërhequr vëmendjen. Ai veçoi njoftimin e përfaqësuesve të shumicës për ngritjen e një komisioni hetimor rreth veprimtarisë së kompanisë së fluturimeve dhe përzgjedhjes së saj për shumicën dërrmuese të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit të kreut të shtetit Alfred Moisiu.

Sipas zoti Majko shumica po kërkon në këtë mënyrë të hetojë presidentit. Cështja Albatros u vu në qendër të debateve politike pas publikimit në shtyp të bisedave të drejtorit të Avicionit Civil me pronarët e kompanisë, familjarë të afërt të presidentit Moisiu sipas të cilave në këmbim të heqjes së vendimit për pezullimin e fluturimeve kërkohej shkarkimi i kryeprokurorit nga ana e kreut të shtetit. Për këtë çështje ka nisur hetimet dhe prokuroria. //ad//

XS
SM
MD
LG