Lidhje

Tajlandë: Ushtria thotë se ka marrë nën kontroll qeverinë


Ushtria tailandeze thotë se ka marrë kontrollin e qeverisë dhe se tanket kanë rrethuar selinë e kryeminstrisë në kryeqytetin Bankok. Një deklaratë e transmetuar sot në televizionin tailandez thotë se forcat besnike të mbretit kanë marrë kontrollin e Bankokut dhe mund të vendosin mbi reformat politike.

Kryeministri Thaksin Shinauarta, ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e Asamblessë së Përgjithshme të OKB-së. Vetëm pak përpara se ushtria të njoftonte se kishte marrë kontrollin, televizioni shtetëror transmetoi një deklaratë të kryeministrit ku shpallej gjendja e jashtëzakonshme.

Dëshmitarët thonë se trupa ushtarake dhe tanke ndodhen në pikat kryesore të kryeqytetit. Në muajin prill zoti Thaksin shpërndau parlamentin dhe zhvilloi zgjedhje pas javësh demonstratash ku bëhej thirrje për dorëheqjen e tij. Opozita bojkotoi zgjedhjet dhe më vonë gjykatat i cilësuan zgjedhjet si jo të rregullta. //ad//

XS
SM
MD
LG