Lidhje

Presidenti Bush bën thirrje që të mbështeten përpjekjet për paqe për t’iu kundërvënë terrorizmit


Presidenti Bush po u bën thirrje anëtarëve të Kombeve të Bashkuara të mbështesin reformatorët dhe të moderuarit në Lindjen e Mesme dhe të bëjnë më tepër përpjekje për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Sudan. Zoti Bush e bëri këtë thirrje në fjaimin e tij vjetor drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Bush foli rreth luftës midis ekstremizmit dhe të moderuarve që kërkojnë paqe. Ai tha se e ardhmja e botës është vënë në rrezik. “Ne duhet të përkrahim udhëheqësit demokratë dhe reformatorët e moderuar në Lindjen e Mesme. Ne duhet t’u japim zë shpresave të burrave e grave të qytetëruar që duan për fëmijët e tyre atë që dëshirojmë ne për fëmijët tanë.”

Gjatë fjalimit në ditën e parë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Bush foli për një botë përtej terrorit, ku liria dhe respekti për të drejtat e njeriut janë norma. Presidenti iu drejtua dy audiencave: diplomatëve të mbledhur në selinë e OKB-së në Nje Jork dhe popujve të Lindjes së Mesme. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë ekzistencën e konflikteve në rajon, po jetë më të mirë për të gjithë, një jetë ku gjithë banorët e rajonit të jenë të lirë. "Vendi im dëshiron paqen. Ekstremistët në mesin tuaj përhapin propagndë, sipas së cilës, Perëndimi është angazhuar në një luftë kundër islamit. Kjo propagandaë është e rreme dhe synimi i saj është t’ju konfuzojë ju dhe të justifikojë veprimet terroriste."

Zoti Bush tha se synimi është ndihma për të ndërtuar shoqëri tolerante dhe me shpresë për popujt e të gjitha besimeve. Ai i tha popullit të Irakut se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë tyre dhe i siguroi afganët se vendi i tyre nuk do të kthehet në në duart e terroristëve dhe të ekstremistëve.

Zoti Bush foli për dëshirën e tij për ta ndihmuar popullin libanez per rindërtimin e vendit dhe shprehu mbështetjen e tij për udhëheqësit e moderuar palestinezë që kërkojnë një të ardhme në paqe.

Por toni i Presidentit ndryshoi kur ai iu drejtua Sirisë dhe Iranit, per të cilat u shpreh se qeverite e këtyre vendeve po u mohojne popujve të tyre lirine qe ata meritojne. Ai tha se SHBA respketojne Iranin, kulturen dhe historine e tij, por shtoi se udheheqesit nuk po pranojne ta lene popullin iranian ta shijoje lirine. "Pengesa më e madhe për këtë të ardhme është se sunduesit tuaj kanë zgjedhur mohimin e lirive tona dhe të përdorin burimet tuaja kombëtare për të finacuar terrorizmin, për të nxitur ekstremizmin dhe për të zhvilluar armë bërthamore."

Presidenti Bush kritikoi ashpër edhe qeverinë e Sudanit e cila nuk ka pranuar të lejojë vendosjen e një force paqeruajtëse të OKB-së për rajonin e Darfurit. Presidenti tha se populli i Drafurit ka vuajtur nga një dhunë e paparë dhe shtoi se duhet bërë diçka. “Nëse qeveria sudaneze nuk miraton me shpejtësi dislokimin e forcës paqeruajtëse ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara duhet të veprojnë. Jeta juaj dhe besueshmëria e OKB-së janë në rrezik”.

Presidneti Bush shpalli se ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Sudanin. Ai është Andrew Nacios, ish drejtori i Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG