Lidhje

Pritet publikimi i raportit të BE-së mbi kërkesën e Turqisë për antarësim


Bashkimi Evropian thotë se do të publikojë raportin e shumëpritur mbi kërkesën e Turqisë për t’u renditur me bllokun 25 anëtarësh, më 8 nëntor, dy javë më vonë se pritej.

Zëdhënësja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Kristina Nagi, bëri të njohura ndryshimet në programin e Komisionit të Bashkimit Evropian. Ky njoftim bëhet në Bruksel, ndërkohë që ligjvënësit turq filluan sot punimet pas pushimeve të verës, dy javë më parë se hapja tradicionale e asamblesë së përgjithshme turke, më 1 tetor.

Ligjvënësit do të shqyrtojnë reforma që synojnë rritjen e shanseve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Ndryshimet përfshijnë forcimin e të drejtave të pakicave dhe rritjen e luftës kundër terrorizmit. //ad//

XS
SM
MD
LG