Lidhje

Gruaja e parë turiste në hapësirë dhe dy astronautë hynë në Stacionin Orbital


Gruaja e parë turiste në hapësirë dhe dy astronautë hynë në Stacionin Orbital Ndërkombëtar, pasi përfunduan udhëtimin e tyre me një kapsulë ruse të hapësirës.

Anija kozmike Sojuz me të cilën udhëtoi turistja e hapësirës, amerikania me origjine iraniane, Anusheh Ansari, iu bashkua sot Stacionit Orbital. Kapsula u nis të hënën nga Kozmodromi Baikonur i Kazakistanit. Ansari shoqërohej në udhëtimin e saj nga kozmonauti rus Mihail Turin dhe nga astronauti amerikan Majkëll Lopez-Alegria, të cilët do të kalojnë 6 muaj në anijen e hapësirës.

Zonja Ansari dhe dy astronautët u përqafuan me tre pjesëtarët aktualë të ekuipazhit, pasi u futën në stacion. Ansari do të qëndrojë për 9 ditë në hapësirë dhe do të kthehet në Tokë javën e ardhshme, krahas me dy pjesëtarë të ekipit të Stacionit Orbital, të cilët ndodhen dhe punojnë në orbitë që nga muaji prill.//lk

XS
SM
MD
LG