Lidhje

Opozita në Hungari shtyn protestat


Partia kryesore opozitare hungareze ka anuluar një protestë në Budapest, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë, pas 3 mbrëmjeve të mbushura me protesta anti-qeveritare në kryeqytet.

Sot, një zëdhënës i Partisë së opozitës Fidesz, tha se protesta e planifikuar për ditën e shtunë është shtyrë për shkak të shqetësimit se protesta mund të shkallëzohej. Mijëra protestues që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Ferenc Gyurcsany, dolën nëpër rrugët e Budapestit këtë javë, pasi ai pranoi se kishte gënjyer në mënyrë të vazhdueshme votuesit lidhur me gjendjen ekonomike të vendit.

Zoti Gyurcsany ka refuzuar të largohet. Në ditën e tretë me radhë të trazirave disa qindra vetë u shkëputën dje nga protestat paqësore dhe u përleshën me policinë. Sipas njoftimeve të policisë 15 protestues u plagosën, 2 prej të cilëve rëndë dhe 60 të tjerë u arrestuan. Protestat e djeshme nuk ishin aq të forta sa dy mbrëmjet e mëparëshme. //rd//

XS
SM
MD
LG