Lidhje

Skeleti që mund të përbëjë një hallkë kryesore në evolucionin njerëzor


Duke gërmuar në shkretëtirën e Etiopisë shkencëtarët gjetën skeletin e plotë të një specieje parahistorike që mendohet të jetë pararendësi i njeriut. Ai është skeleti i një femre të vogël që ka vdekur nga shkaqe të panjohura më shumë se tre milion vjet më parë. Skeleti plotëson një boshllëk të rëndësishëm në kuptimin e këtyre specieve të veçanta dhe vendin e tyre të mundshëm në evolucionin e qënies njerëzore.

Skeleti i rallë është i një femre tre vjeçare nga periudha primitive paranjerëzore e njohur si Austrolopitekus. Specia e parë e këtij grupi është fosili i famshëm me emrin Lucy, një adoleshente 3, 3 milionë vjeçare e zbuluar në vitin 1974. Skeleti i foshnjes është reth 150 mijë vjet më i vjetër sesa i Lucy-t dhe shumë më tepër i kompletuar, me gishtërinjtë, një këmbë, trupin dhe kafkën e kokës.

Kryeredaktori i revistës National Geographic, Chris Sloan e cilëson zbulimin e ri si shumë të rëndësishëm për plotësimin e boshllëqeve në njohuritë rreth specieve të asaj periudhe: Skeleti është më i kompletuari i këtyre specieve deri tani. Është trupi i një foshnjeje dhe nuk kemi patur asnjëherë kaq shumë informacion rreth tyre. Kjo do të na lejojë të mësojmë rreth specieve të asaj periudhe gjë që më parë nuk ka qënë e mundur.

Skeleti ofron të dhëna të reja rreth mënyrës sesi qëniet parahistorike u shndërruan nga majmuni në njeri. Kocka e kofshës nga gjuri deri tek mesi është si tek njeriu, gjë që tregon se ajo ka ecur me dy këmbët. Por pjesa e sipërme e trupit është si e majmunit, me kockat e shpatullave dhe qafën e shkurtër. Pyetja që mbetet ende pa përgjigje qëndron tek kockat e këmbës që nuk janë nxjerrë ende.

Shkencëtari i universitetit të Londrës Fred Spoor dhe Zeresenai Alemseged i Institututit Antropologjik në Lajpcig të Gjermanisë e përshkruajnë zbulimin e në revistën Nature. Skeleti është zbuluar më vitin 2000 në verilindje të Etiopisë dhe shkencëtarët kanë harxhuar pesë vjet për nxjerrjen e tij. Skeleti është quajtur Selam që do të thotë paqe në disa gjuhë etiopiane. //rd//

XS
SM
MD
LG