Lidhje

Autoritetet australiane arrestojnë një të kërkuar nga Kroacia për krime lufte


Autoritetet australiane kanë ndaluar një ish oficer kroat policie që kërkohet në Kroaci nën akuzat për krime lufte.

Zyrtarët e Ministrisë së Brendëshme kroate thanë se zyrtarët në Sidni ndaluan sot Antun Gudeljin dhe do ta ekstradojnë. Autoritetet kroate e kanë akuzuar Gudeljin me vrasjen në vitin 1991 të një shefi lokal policie dhe dy serbo-kroatëve. Të tre viktimat njiheshin për përpjekjet e tyre për uljen e tensioneve etnike në zonën Osijek gjatë luftimeve që shpërthyen pasi Kroacia shpalli pavarësinë nga ish Jugosllavia.

Gudelj u largua nga vendi dhe një gjykatë kroate e dënoi atë me 20 vjet burg në mungesë në vitin 1994. Autoritetet gjermane e kthyen atë në Kroaci dy vjet më vonë për të kryer dënimin, por zyrtarët kroatë e liruan atë pas një amnestie në vitin 1997. Kroacia ngriti përsëri akuza kundër tij në vitin 2001 dhe po kërkon tani ekstradimin e tij. //rd//

XS
SM
MD
LG