Lidhje

Udhëheqësit e grushtit të shtetit në Tajlandë arrestojnë ndihmësit e Kryeministrit


Udhëheqësit e grushtit të shtetit në Tajlandë kanë arrestuar të paktën 4 ndihmës të Kryeministrit të përmbysur, Thaksin Shinawatra.

Udhëheqësit ushtarakë në Bankok thanë sot se kanë ndaluar Zëvendëskryeministrin, ish-ndihmësin kryesor të zotit Thaksin, Ministrin e Mjedisit dhe Shefin e Kabinetit. Ky njoftim pasoi një deklaratë që u lexua në televizionin kombëtar sot më herët, në të cilën udhëheqësit e grushtit të shtetit thanë se kanë ndaluar të gjitha grumbullimet e 5 apo më shumë njerëzve dhe thanë se do t’i vënë kufizime të reja medias, duke përfshirë edhe ndalimin e botimit të opinioneve publike.

Zyrtarët ushtarakë të Tajlandës thonë se kufizimet do të vazhdojnë deri sa të përfundojë puna për reformat e planifikuara. Udhëheqësit ushtarakë tajlandezë kanë premtuar të emërojnë një Kryeministër të përkohshëm brenda dy javësh dhe të mbajnë zgjedhje të reja brenda një viti.//lk

XS
SM
MD
LG