Lidhje

Shqiptarët e Kosovë mirëpresin deklaratën e Grupit të Kontaktit


Udhëheqës politikë në Kosovë po e përshëndesin deklaratën e Grupit të Kontaktit ku u bëhet thirrje shqiptarëve dhe qeverisë së Serbisë të procedojnë për sa i përket përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës.

Deklarata u bë në një mbledhje të Grupit të Kontantit në orët e vona të së mërkurës ndërkohë që vazhdon takimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Deklarata u bën thirrje qeverisë serbe dhe shqiptarëve të Kosovës të punojnë në mënyrë kontruktive për përcaktimin e statusit përfundimtar brenda këtij viti.

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, tani udhëheqës i opozitës, thotë se vendimi i Grupit të Kontaktit është lajm i mirë për të 2 milionë banorët e Kosovës. “Jam i kënaqur sepse deklarata përcakton qartë afatin kohor. Askush nuk mund të pretendojë se ekziston një moment ideal për të vendosur mbi statusin. Por kanë qarkulluar zëra nëse do të ishte më mirë të vendosej para apo pas zgjedhjeve në Serbi. Të presësh, veçse i jep mundësi akumulimit të problemeve”.

Serbia, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës, shpresonte që bisedimet mbi statusin të vonoheshin. Por Grupi i Kontaktit, i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Italia, Gjermania dhe Rusia, shprehu mbështetje të fuqishme për të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Martii Ahtisaari, dhe përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje e cila do të garantonte karakterin shumetnik të Kosovës.

Politikanët shqiptarë kanë besim se zoti Ahtisaari do të propozojë që Kosova t’i hyjë rrugës drejt pavarësisë. Propozimi i tij, që ka mjaft të ngjarë të paraqitet brenda tetorit, me siguri që do të përfshijë garanci për sigurimin e pakicës serbe, si dhe shtim të kompetencave të strukturave lokale në zonat e populluara nga serbët.

Zoti Ahtisaari ka drejtuar gjatë 7 muajve negociatat mbi statusin ndërmjet shqitparëve dhe qeverisë së Beogradit.

Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, deklaratës së Gruopit të Kontaktit, iu përgjigj duke thënë se rezultati do të ishte më negativ, sikur Grupi i Kontaktit t’i bënte thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mirrte vendim mbi statusin e Kosovës deri në fund të vitit. Ndërkohë, tensionet etnike në Kosovë po shtohen dhe paqeruajtësit nën komandën e Natos i kanë intensifikuar patrullimet për të parandaluar dhunën.

XS
SM
MD
LG