Lidhje

Nisma Globale Klinton në ndihmë të fëmijëve afrikanë


Në Nju Jork ish presidenti Klinton dhe zonja e parë Laura Bush u bashkuan për të grumbulluar miliona dollarë për fëmijët afrikanë. Zoti Klinton drejton Iniciaticën Globale çdo vit për të nxitur ide dhe për të mbledhur fonde dhe për të ndalur varfërinë, konfliktet etnike dhe fetare, problemet shëndetësore globale dhe ndryshimin e klimës.

Ish presidenti Bill Klinton dhe zonja e parë Laura Bush bashkuan forcat në Nju Jork për të ndihmuar disa nga njerëzit më të varfër në botë: fëmijët afrikanë.

Nisma e parë u njoftua nga zonja Bush për një angazhim madhor të qeverisë amerikane dhe dy fondacione private për të çuar ujë të pastër në Afrikën nën-Sahariane. "Çdo 15 sekonda vdes një fëmijë nga sëmundjet që vijnë nga uji i papastër". Zonja Bush tha se “në mbarë botën më shumë se një miliardë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm të pastër. Ajo shpalli planet për instaluar katër mijë pompa uji në Afrikën nënsahariane. Ato u ngjajnë karoseleve të fëmijve, por çdo rrotullim pompon rreth 4 litra ujë. "Pompa furnizohen nga një burim i pashtershëm energjie, fëmijët që luajnë", tha zonja Bush.

Pompat do të instalohen në shkolla dhe komunitete dhe do të sjellin ujë të pijshëm për gati 10 milionë afrikanë deri në vitin 2010. Zonja Bush mori pjesë në hapjen e Konferencës Nisma Globale Klinton, së bashku me udhëheqës nga mbarë bota.

Presidentja e Liberisë Ellen Sirleaf-Johnson është një nga gati 50 udhëheqësit botërorë që morrën pjesë si donatorë të mundshëm. "Nuk mund ta shprehesh me fjalë rëndësinë e kësaj nisme".

Gjatë vitit të parë, Nisma Globale Klinton siguroi rreth 300 premtime me vlerë prej 2 miliardë dollarësh për katër çështje kryesore: energjinë dhe ndryshimin klimaterik, shëndetin, varfërinë dhe konfliktet etnike e fetare. Ish presidenti Klinton shpreson që këtë vit të sigurojë më shumë fonde. Ai tha se konferenca filloi me pesë angazhime të reja që kapin vlerën 350 milionë dollarë. //rd//

XS
SM
MD
LG