Lidhje

Papa Benedikt thërret ambasadorët e vendeve myslimane në Vatikan


Papa Benedikti ftoi ambasadorët e vendeve myslimane të takohen me të të hënën në përpjekje për të shpjeguar komentet e tij rreth islamit, komente që udhëheqësi i Kishës Katolike thotë se u keqkuptuan.

Në takimin me Papën në pallatin veror do të marrin pjesë edhe udhëheqës myslimanë fetarë. Papa Benedikti tha se komentet rreth islamit dhe dhunës nuk janë pikëpamjet e tij. Ai tha se ka respekt të thellë për myslimanët si besimtarë të të vetmit zot.

Duke folur në Gjermani javën e kaluar, Papa citoi një perandor bizantin të shekullit të 14-të, i cili i quan disa mësime të profetit Muhammad si djallëzore dhe çnjerëzore. Benedikti përmendi gjithashtu konceptin islamik të xhihadit dhe tha se dhuna nuk është e pranueshme nga zoti.

Qindra myslimanë në disa qytete të Pakistanit zhvilluan protesta pas lutjeve të së premtes dhe dënuan komentet e Papës.

XS
SM
MD
LG