Lidhje

Irak: Ligjvënësit arrijnë marrëveshje për zgjidhjen e dy çështjeve kyçe, që kanë shkaktuar përçarje në parlament


Ligjvënësit irakianë kanë njoftuar të kenë arritur një marrëveshje për zgjidhjen e dy çështjeve kyçe, që kanë shkaktuar përçarje në parlament.

Zyrtarët thanë se nesër do të formojnë një komision për të shqyrtuar kërkesat e sunive për rishikimin e kushtetutës.

Të martën, ligjvënësit do të fillojnë shqyrtimin e një projekt-ligji për krijimin e një rajoni autonom në jug të vendit të banuar kryesisht nga shiitët. Në bazë të kompromisit të arritur sot, në se ligji federalist më në fund miratohet, ai do të hynte në fuqi pas 18 muajsh.

Ndërkohë, nga aktet e sotme të dhunës në Irak humbën jetën 21 veta. Autoritete ushtarake amerikane njoftuan se 2 marinsa humbën jetën gjatë luftimeve në provincën al-Anbar. Gjithashtu, disa trupa të tjerë me shenja torturash u gjetën gjithashtu në kryeqytetin irakian. //ze//

XS
SM
MD
LG