Lidhje

Xhamia e Imam Vehbiut, qender e shqiptarëve myslimanë të Miçiganit

  • Astrit Lulushi

Ashtu si ne mbare boten islame, muaji i Ramazanit eshte nje periudhe lutjesh e reflektimi edhe per disa milione myslimane qe jetojne ne Shtetet e Bashkuara. Ne shtetin Michigan shqiptaret prej me se 60 vjetesh kane xhamine e tyre ne qytetin Harper Woods, pak kilometra ne lindje te Detroitit.

Sipas studimeve te qendres islame ne Harper Woods, rreth 50 perqind e shqiptareve myslimane ose qe shkojne ne xhami ne Amerike jane te rinj ne moshe dhe emigranteve te ardhur gjate 15-20 viteve te fundit nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e troje te tjera shqiptare ne Ballkan. Imami shqiptaro amerikan Shuajb Gerguri thote se keta te rinj, larg atdheut, i afrohen xhamise, vecanerisht ne periudhe festash fetare, sic eshte Ramazani, pasi ndjejne nevojen e ushqimit shpirteror.

Xhamia ne Harper Woods, quhet jo zyrtarisht, "Xhamija e Imam Vehbiut", klerik tashme ne pension rreth te 90-ve, dhe themeluesi i kesaj qendre patriotike, kulturore e fetare. Qe prej 10 vjetesh xhamija kryesohet nga Imam Shuajb Gerguri, i cili perpiqet te vazhdoje traditen e krijuar nga nje brez i hershem fetaresh e atdhetaresh.

Imam Gerguri thote se kjo qender u sherben rreth sot 150 familjeve shqiptare qe banojne ne shtetin Michigan dhe mban te ndezur krenarine shqiptare ne dhe te huaj vecanerisht mes brezit te ri, Pervec keshillave dhe mesimeve te fese, xhamia e Imam Vehbiut ne Harper Woods u ofron femijeve shqiptare edhe klasa per mesimin e gjuhes e histories amtare dhe te vlerave amerikane, per t’i bere ata shtetas te mire, shqiptare e amerikane.

Po sot ne shtetin Michigan, shqiptaret perurojne bustin e heroit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ne mjediset e kishes katolike Shen Pali ne qytetin Rochester Hills. Ne ceremonine e perurimit eshte ftuar te marre pjese edhe presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu. Permendorja eshte veper e skulptorit te njohur Kreshnik Xhiku, shqiptar nga shteti Virxhinia.

XS
SM
MD
LG