Lidhje

Kryeministri çek: statusi i Kosovës duhet të zgjidhet brenda 2006-s


Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, tha se vendi i tij që është anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s mbështet një zgjidhje të statusit të Kosovës që do të ishte e pranueshme nga popullata e saj.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Kosovë ku aktualisht shërbejnë 500 ushtarë çekë në kuadër të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, të cilat numërojnë mbi 17 mijë ushtarë në Kosovë. Ky numër sipas autoriteteve të NATO-s do të mbetet I pandryshuar të paktën deri në përfundim të bisedimeve për statusin politik të Kosovës.

Kryeministri Mirek Topolanek, tha se vendi i tij me një ta kaluar totalitare që sot është i lirë, beson se procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës nuk do të zvarritet por duhet të zgjidhet brenda këtij viti.

“Ne do të respektojmë çfarëdo zgjidhje që do të sigurojë, paqe, siguri dhe përparim dhe që do të jetë e pranueshme nga popullata e Kosovës”, tha Zoti Topolanek.

Java që lamë pas ishte periudhë e zhvillimeve shumë të dendura politike për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Zhvillime të dendura priten edhe në ditët që vijnë dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë paralajmëruar një fazë të re në përpjekje për të afruar qëndrimet tërësisht të ndryshme të Beogradit që kërkon mbetjen e Kosovës nën Serbi dhe Prishtinës që kërkon pavarësi të plotë.

Bisedimet e deritashme ndërmjet palëve për cështje të vecanta nuk kanë shënuar ndonjë përparim dhe nuk pritet që vazhdimi I mundshëm I tyre të sjellë ndonjë ndryshim të madh. Së këndejmi duket se zgjidhja do të mbetet në duart e komunitetit ndërkombëtarë. Tashmë ndërmjetësuesit pritet të fillojnë hartimin e propozimit të tyre përfundimtar për zgjidhjen e statusit politikë.

Vetë kryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari ka theksuar se ka shumë punë për të bërë por jo edhe shumë kohë. Vëzhguesit ndërkaq, e cmojnë shumë të rëndësishme për qëndrueshmërinë në Kosovë respektimin e qëndrimit se zgjidhja e statusit duhet të gjindet deri në fund të vitit. //kk//

XS
SM
MD
LG