Lidhje

Presidenti i Komisionit Evropian thotë se udhëheqësit evropianë duhet t’i dilnin në mbrojtje Papës


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, shprehu zhgënjim me udhëheqësit evropianë që nuk i dolën në mbrojtje Papës pas komenteve të tij të debatueshme për islamizmin.

Zoti Barroso i tha gazetës gjermane Velt Am Sontag se më shumë udhëheqës evropianë duhet t’i kishin dalë në mbrojtje të drejtës së Papa Benediktit për të shprehur pikëpamjet e tij. Ai tha se problem ishte reagimi i ektremistëve dhe jo komentet e Papës.

Ai u bëri thirrje gjithashtu evropianëve të inkurajojnë udhëheqësit e moderuar islamikë të distancohen nga ektremistët. Gazeta i publikoi sot komentet e zotit Barroso.

Papa shkaktoi zemërim tek komuniteti mysliman kur citoi një perandor bizantin që thotë se mësimet e profetit Muhamed inkurajojnë dhunën.

XS
SM
MD
LG