Lidhje

Papa Benedikti thotë se dialogu mes të krishterëve dhe myslimanëve është jetik për paqen në botë

  • Nga Kastelfranko

Papa Benedikti tha se të krishterët dhe myslimanët duhet të bashkëpunojnë për t’iu kundërvënë mungesës së tolerancës dhe dhunës dhe theksoi se dialogu mes të dy feve është jetik për paqen në botë.

Duke folur në frengjisht, Papa Benedict i siguroi 21 diplomatët myslimanë se ai ka respekt dhe nderim të thellë për besimtarët myslimanë. Ai iu drejtua atyre në rezidencën e tij verore në Kastelgandolfo. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe udhëheqësit fetarë të komunitetit mysliman të Italisë.

Papa u tha atyre se dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor është i nevojshëm për të ndërtuar një botë paqësore. Ai tha se të krishterët dhe myslimanët duhet të mësojnë të punojnë sëbashku kundër mungesës së tolerancës dhe dhunës.

Papa Benedikiti tha se duke vazhduar rrugën e paraardhësit të tij, Papës Gjon Palit të Dytë, ai do të donte të shikonte që marrëdhëniet mes myslimanëve dhe të krishterëve të zhvillohen edhe më tej në frymën e një dialogu të sinqertë dhe respekti për njeri tjetrin.

Pas fjalimit të tij, Papa përshëndeti personalisht gjithë të pranishmit njeri pas tjetrit. Takimi u organizua nga Vatikani për të ulur tensionet mes katolikëve dhe myslimanëve nëpër botë.

Tensionet u bënë edhe më të dukshme, pasi Papa citoi një perandor bizantin që kishte kritikuar Muhametin, themeluesin e Islamit. Shumë myslimanë iu përgjegjën me dhunë komentit të Papës. Papa nuk iu referua komentit të tij, por tha se rrethanat që çuan në këtë takim tashmë dihen mirë.

Në përgjigje të takimit të Papës me udhëheqësit myslimanë, përfaqësuesi italian i Lidhjes Myslimane të Botës, Mario Shialojo, tha se për medimin e tij ai ishte një “fjalim shumë i mirë dhe i ngrohtë”.

Papa shtoi se i ka parasysh mosmarrëveshjet, por shprehu gatishmërinë për të vazhduar një dialog të përzemërt dhe të dobishëm. Ambasadori i Irakut në Vatikan tha se fjalët e Papës duhet t’i japin tani fund zëmërimit që shkaktuan komentet e tij për Islamin. I dërguari irakian tha se Papa foli me respekt të thellë për Islamin dhe kjo është pikërisht ajo që myslimanët e botës prisnin të dëgjonin.//lk

XS
SM
MD
LG