Lidhje

Moskë: Arrestohen veprimtarë të majtë, që protestonin kundër politikave qeveritare


Policia në Moskë arrestoi veprimtarë të majtë, të cilët vërshuan sot në godinën e ministrisë së financave për të protestuar kundër politikave qeveritare.

Veprimtarët, anëtarë të Partisë Kombëtare Bolshevike, shpalosën në dritaret e ministrisë flamurë të kuq të partisë me drapër e çekan, para se të mbrrinte policia.

Ata po protestonin vendimin e qeverisë për të paguar para kohe borxhin e jashtëm të Rusisë. Protestuesit mendojnë se këto fonde duhet të përdoren për të kompensuar rusët për kursimet e humbura gjatë reformave monetare në vitet 1990-të.

Partia Kombëtare Bolshevike thotë se kërkon drejtësi shoqërore. Gjatë viteve të fundit kjo parti ka organizuar disa protesta kundër qeverisë. Autoritetet e kanë jashtëligjësuar atë. //ze//

XS
SM
MD
LG