Lidhje

Një gazetë serbe boton një pankartë pozitive për Mlladiçin


Një gazetë e përditshme serbe ka botuar një pankartë pozitive për të dyshuarin për krime lufte në arrati, Gjeneralin Ratko Mladiç.

Pankarta është botuar në numrin e sotëm të gazetës së përditshme të Beogradit Glas Javnosti dhe përmban disa fotografi që e nxjerrin Mlladiçin nën një dritë pozitive. Në njërën nga fotografitë oficerët serbë kalojnë në paradë para një personi që mban në dorë një portret të gjeneralit në arrati.

Një oficer shfaqet duke nderuar imazhin e Mlladiçit, ndërsa kalon para portretit. Ministria serbe e Mbrojtjes e pezulloi oficerin nga detyra për shkak të veprimit të tij. Aktivistët e të drejtave të njeriut në Serbi kanë dënuar gazetën për botimin e fotografive që e nxjerrin Mlladiçin si hero serb. Gazeta tha se e botoi pankartën me kërkesën e lexuesve.//lk

XS
SM
MD
LG