Lidhje

Karzai: rigjallërimi i narkotikëve në Afganistan, kërcënim dhe turp


Presidenti afgan Hamid Karzai tha se rigjallërimi i narkotikëve në vendin e tij është si kërcënim ashtu edhe turp. Duke folur sot në Pentagon me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, presidenti Karzai tha se zhdukja e produkteve të heroinës është përgjegjësi e vendit të tij, por se Afganistani nuk mund ta bëjë këtë vetëm.

Më parë, ai llogariti se këto prodhime përbëjnë më shumë se 30 përqind të ekonomisë afgane. Udhëheqësi afgan ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një takim nesër me presidentin Bush për bisedime lidhur me drogat dhe luftën kundër terrorizmit. Dy presidentët do të takohen gjithashtu nesër mbrëma me presidentin e Pakistanit, Pervez Musharaf.

XS
SM
MD
LG