Lidhje

Në Hungari vazhdojnë protestat për dorëheqjen e kryeministrit


Partia socialiste e Hungarisë po shpreh përkrahje për kryeministrin Ferenc Giurskani, ndërkohë që vazhdojnë edhe protestat me thirrjet për dorëheqjen e tij. Zyrtari i partisë, Ildiko Lendvai, thotë se partia nuk ka plane për zëvendësimin e kryeministit dhe se demonstratat janë nxitur nga vandalë dhe hajdutë.

Protestat vazhduan sot në Budapest për të nëntën ditë radhazi. Shumë demonstrues kanë vendosur çadra fushimi para parlamentit. Të shtunën rreth 20 mijë demonstrues u mblodhën në sheshin para parlamentit për të protestuar kundër udhëheqësit hungarez, i cili ka pohuar se ka gënjyer për ekonominë në mënyrë që të ruante pushtetin.

Zoti Giurskani nuk i ka përfilluar thirrjet që të japë dorëheqjen dhe ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme lokale nuk do të ndikojnë tek planet e tij për reforma të forta ekonomike.//lk

XS
SM
MD
LG