Lidhje

Në Irak formohet komisioni për ndryshimin e kushtetutës


Në Irak, anëtarët e parlamentit formuan një komision, që do të shqyrtojë e ndryshojë kushtetutën, hap që ishte kërkuar nga pakica arabe suni. Anëtarët e parlamentit votuan sot për krijimin e një komisioni me 27 anëtarë, i përbërë nga shiitët, sunitë dhe kurdët.

Komisioni për shqyrtimin e kushtetutës është pjesë e një kompromisi me dy pjesë i arritur dje dhe që ka për qëllim t’u japë fund mosmarrëveshjeve politike. Nesër, ligjvënësit irakianë pritet të fillojnë punën për pjesën e dytë të kompromisit, një propozim i shiitëve për krijimin e rajoneve federale kryesisht në baza të ndarrjes etnike dhe sektare. Parlamenti ka në plan ta debatojë këtë propozim nesër, por edhe në se miratohet, anëtarët e parlamentit kanë rënë tashmë dakord që ligji do të hyjë në fuqi pas 18 muajsh.//lk

XS
SM
MD
LG