Lidhje

Kosovë: Mbyllet përsëri pas një incidenti ura e Mitrovicës


Policia ndërkombëtare në Kosovë e mbylli përsëri urën që lidh dy anët e Mitrovicës, disa orë pasi u rihap.

Policia thotë se vendimi u mor dje në mbrëmje, pasi një grup adoleshentësh shqiptarë kaluan urën e Ibrit dhe sulmuan një serb.

Autoritetet e kishin mbyllur urën në fund të gushtit pas shpërthimit të një bombe në anën serbe të qytetit duke shkaktuar plagosjen e nëntë personave.

Policia tha sot se ura është e mbyllur tani për civilët dhe nuk dha ndonjë afat për rihapjen e saj.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe të policisë ndërkombëtare janë dislokuar vazhdimisht në këtë urë për të parandaluar dhunën.

XS
SM
MD
LG