Lidhje

Bullgaria dhe Rumania janë gati për t’u pranuar si anëtare të BE-së në 2007-ën


Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria dhe Rumania janë gati për t’u pranuar si anëtare të plota të Bashkimit Evropian më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, Komisioni i paraqiti sot Parlamentit Evropian rekomandime që Bullgaria dhe Rumania të ndëshkohen rreptë nëse nuk zbatojnë reformat e nevojshme. Raporti propozon vëzhgimin nga afër të zhvillimeve në Bullgari dhe Rumani sidomos në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se Komisioni mund të pakësojë në masën 25 për qind ndihmat bujqësore për të dyja vendet, nëse ato nuk shënojnë përparim të ndjeshëm.

Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barrozo tha dje se zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Evropian duhet të pezullohet derisa vendet anëtare të bien dakord mbi reformat institucionale, si thjeshtëzimi i procesit të vendim-marrjes. Ngrirja e procesit të zgjerimit do të ishte zhgënjim për Kroacinë, e cila shpreson të antarësohet brenda vitit 2009, si dhe vende të tjera kandidate. //rd//

XS
SM
MD
LG