Lidhje

Roli i Greqisë në Evropën Juglindore


Ministrja e Jashtme e Greqisë, në fjalën që mbajti dje në qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare këtu në Uashington u përqendrua në zhvillimet në rajonin e Evropës Juglindore dhe në paraqitjen e qendrimit të qeverisë greke në mbështetje të integrimit gjithë-evropian dhe anëtarësimit te vendeve fqinje të saj në Bashkimin Evropian.

Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakoyanins, tha ndërmjet të tjerash se të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar do të shkonin kot nëqoftë se nuk do të vendosej stabiliteti politik në rajonin e Ballkanit. “Sfida kryesore që ne kemi përballë si kumunitet ndërkombëtar lidhet me fatin e Kosovës. Fatkeqësisht, megjithë negociatat e zhvilluara për muaj me radhë nuk është bërë asnjë përparim konkret deri tani, pasi serbët duket se janë gati të pranojnë çdo marrëveshje me përjashtim të pavarësisë, ndërsa shqiptarët e Kosovës nuk pranojnë asgjë më pak se sa pavarësia”, tha zonja Bakojanis.

Politika e qeverisë greke, theksoi zonja Bakoyannis, është se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të sakrifikojë një zgjidhje të qendrueshme afatgjatë, për hir të plotësimit të afateve të caktuara arbitrarisht. Marrëdhënit ndërkombëtare, tha ajo, janë dinamike dhe jo statike, prandaj është me rëndësi parësore që nëse palët e angazhuara kanë nevojë për më tepër kohë për të arritur rezultat më të mira të mundëshme, ajo duhet t’u jepet atyre. Me më shumë rëndësi, tha ministrja e Jashme e Greqisë, është që kumuniteti ndërkombërat t’i përgatisë Kosovën dhe Serbinë për periudhën pas statusit.

Lidhur ne Serbinë, zonja Bakoyannis tha se “historia na ka mësuar se as poshtërimi i një vendi dhe as fitorja absolute nuk janë garanci për paqe dhe stabilitet afat gjatë. “Ky mësim është veçanërisht i përshtatshëm në rastin e Serbisë, një nga vendet më të rëndësishme të Evropës juglisnore. Në fakt, asnjë ekuilibër ballkanik nuk mund ta injorojë Serbinë dhe ne duhet të bëjmë ç’është e mundur për të dekurajuar zërat nacionaliste ekstreme. Mësimet e Republikës së Vajmarit janë sot më aktuale se kurrë”.

Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakoyanins, tha se drejtimi i përgjithëm politik i qeverisë greke është mbështetur në një parim shumë të thjeshtë, se për për paqen në gjithë Evropën dhe për begatinë e kontinentit, integrimi evropian nuk mund të jetë fragmentar. Evropa e re që po lind, tha ajo, do të ishte më e pasur, më e fuqishme dhe më me influencë, në qoftë se do të përfshinte edhe Evropën Juglindore.

XS
SM
MD
LG