Lidhje

Presidenti kroat drejt Uashingtonit


Presidenti Bush do të presë muajin e ardhshëm kryeministrin kroat Ivo Sanader në Shtëpinë e Bardhë.

Zëdhënësi i Presidentit Tony Snow tha se takimi i 17 tetorit do t’u japë mundësi dy udhëheqësve që të forcojnë më tej partneritetin mes dy vendeve. Ai tha se Presidenti Bush do të diskutojë me kryeministrin kroat për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, qendrueshmërinë në Evropën juglindore dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për aspiratat e Kroacisë për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.

XS
SM
MD
LG