Lidhje

Rikthehet moda e viteve '60 edhe për makinat


E vjetra po kthehet përsëri në modë. Këtë besojnë disa në industrinë e makinave në Shtetet e Bashkuara ndërkohë që paraqitin, ose riparaqitin të ashtuquajturat makina të rënda sport, të cilat ishin popullore në vitet 60-të. Ka disa dyshime, por deri tani të dhënat janë inkurajuese.

Për vite me radhëishte zhdukur nga imazhi amerikan. Por tani këto lloj makinash janë përsëri në treg. Majkëll Kastilione projekton makina për kompaninë Krajsler. “Makinat e rënda sport janë tipike amerikane. Këtë e kemi në gjak, është e kaluara jonë dhe diçka që ne duam të ritheksojmë.”

Makinat e rënda sport prodhoheshin në Detroit gjatë viteve 60-të dhe fillimi i viteve 70-të. Ishin makina me 8 pistonë dhe arrinin shpejtësi të mëdha. Ndërkohë ato konsumonin shumë karburant dhe nuk preferoheshin më gjatë periudhës së krizës së energjisë të viteve 70-të.

Kohët e fundit, rritja e çmimeve të naftës si dhe problemet e mjedisit kanë drejtuar industrinë e makinave që prodhojnë modele hibride dhe makina me konsum të ulët karburanti. Disa prodhues amerikanë makinash që kanë vazhduar të prodhojnë makina të rënda me konsum të lartë, kanë paguar shtrenjtë, pasi u kanë rënë shitjet ndjeshëm.

Por përse prodhuesit amerikanë po u rikthehen modeleve të rënda? Humoristi amerikan Xhei Leno, i cili koleksionon makina mendon se riprodhimi i makinave amerikane të rënda sport do të jetë i suksesshëm. “Kjo i ngjan prodhimit të motoçikletës Hrli Davidson. Në fillim nuk prodhoheshin siç duhet dhe megjithatë kishin shitje. Kur vendosën që prodhimet t’u përshtateshin kërkesave të konsumatorëve, kjo kompani u bë më e njohura për prodhimin e motoçikletave në botë.”

Format e modeleve të tanishme si në rastin e Daxh Çallenxher, u ngjajnë modeleve të tyre paraardhëse të viteve 60-të, ndërkohë që janë pajisur edhe me teknologji të re. “Synimi ishte që t’i ngjante modelit të vjetër, me një interpretim modern.” Megjithë konsumin e madh dhe çmimin e lartë, për shembull një Ford Mastëng arrin deri në 41 mijë dollarë, reagimi i publikut ndaj tyre është pozitiv.

Zotit Kastilione kjo i kujton kohën kur kompanitë amerikane si Ford, Shevrolet dhe të tjera konkuronin me njëra tjetrën. “Duket sikur beteja ka filluar përsëri midis kompanive.” Me situatën energjetike dhe me interesat e larta kjo është një betejë që industria e makianave në Detroit nuk mund të përballojë humbjen. //rd//

XS
SM
MD
LG