Lidhje

Një nga muzeumet më të vizituar në Uashington është ai që i dedikohet Holokaustit


Që kur ai u hap në vitin 1993, më shumë se 23 milionë njerëz, duke përfshirë edhe dhjetra udhëheqës shtetesh, e kanë vizituar muzeumin e Holokaustit këtu në Uashington. Disa prej tyre e kanë përshtuar atë si një nga pikat më mbresëlënëse të Uashingtonit. Sara Bloomfield është drejtore e këtij muzeumi.

“Qëllimi ka qënë të reflektohet në historinë njerëzore, në historinë amerikane dhe në natyrën njerëzore, si dhe të inkurajohen vizitorët të mendojnë më shumë rreth përgjegjësive të tyre morale në botë”.

Viztorët kalojmë nëpër periudhën e Luftës së Dytë Botërore, njihen me kushtet e jetës atëhere, me ngritjen e nazizmit në pushtet, me lufën dhe me pasojat e saj. Nëpërmjet gjithë kësaj, thotë Sara Bloomfield, gjermanët ushtruan terrorin e tyre mbi hebrejtë.

“Vetë gjermanët i dokumentuan krimet e tyre, dhe ky është ndoshta dokumentimi më i plotë i krimeve në historinë njerëzore. Ata lanë miliona fotogafi, miliona faqe të dhënash nga ato që ne kemi sot nëpër arkivat e muzeumeve”.

Një nga qëllimet e muzeumit është t’u kujtojë vizitorëve se Holokausti nuk kishte të bënte vetëm me satistika, por me njerëzit, dhe përpiqet t’u kthejë identitetin viktimave.

Nga dhoma në dhomë vizitorët futen thellë e më thellë në tmerret e Holokaustit. Në “Kullën e Fytyrave” muret janë mbushur me fotografitë e hebrejve të zakonshëm në një qytet të vogël në kufirin e Polonisë me Lituaninë.

“Komuniteti hebraik kishte jetuar në këtë qytet për 900 vjet. Dhe brenda dy ditësh, në shtator të vitit 1941, i gjithë ky komunitet u shkatërrua nga njësitë lëvizëse të vdekjes që u dërguan pas ushtrinë gjermane”.

Është llogaritur se më shumë se një milionë fëmijë u vranë gjatë Holokaustit, duke përfshirë edhe Ana Frankun, e cila mbajti një ditar gjatë dy vjetëve që qendroi e fshehur.

Muzeumi i Holokaustit paraqet qartë tmerret që përjetuan viktimat e Holokaustit. Shumë vizitorë tronditen së tepërmi për ato që shikojnë. Por kujdestarët e muzeumit besojnë se kjo është pozitive dhe shresojnë të shërbejë si nxitje për të bërë diçka lidhur me tmerre të ngjashme që ndodhin sot nëpër botë. //ze//

XS
SM
MD
LG