Lidhje

Projektligji për policinë shkakton debate në Maqedoni


Projektligji për policinë ka nxitur debate të ashpra në Parlamentin e Maqedonisë. Ai parasheh formimin e tetë sektorëve të policisë që do të përfshijnë rajone, ndërsa kushtet për të qenë në krye të sektorëve apo kryeshef i policisë së një komune konsiderohen si mjaft të vështira sidomos për shqiptarët.

Këmbënguljet e Bashkimit Demokratik për Integrim që ligji të votohet në bazë të parimit të Badenterit, ishin të kota. Me këtë parim të zbatuar nga Marrëveshja e Ohrit për çështje që prekin aspekte ndëtretnike kërkohet një votim i dyfishtë, ku pa shumicën e votave të deputetëve jomaqedonas nuk mund të miratohet një ligj. Por për këtë vendosin komisione të caktuara të Parlamentit sikur ky për marrëdhënie ndëetnike.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lidhja Socoal Demokrate kanë tërhequr pjesëtarët e tyre nga ky komision. BDI vlerëson se projektligji për policinë, mes tjerash nuk saktëson mënyrën e komunikimit të qytetarëve me policinë, përkatësisht nuk thuhet se në cilën gjuhë do t’i drejtohet polici një të akuzuari gjatë ndalimit apo arrestimit të tij. Rafiz Haliti, i BDI-së: “Lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski disa herë e ka ndryshuar qëndrimin varësisht se ku ndodhet, këtu në vend apo jashta Maqedonisë”.

Por, PDSH në qeveri thotë se po bëhen disa ndryshime teknike, për të cilat nuk jep hollësi se çfarë janë ato dhe se ligji do të jetë i pranueshëmmpër shqiptarët. : “Me miratimin e këtij ligji, ai do të jetë shumë i afërt për qytetarët”, thotë Besim Dogani, i PDSH-së .

Projektligji kërkon që kryeshefat e sektorëve të policisë të kenë një përvojë prej 12 vjetësh në polici prej tyre gjashtë vjet në pozitë udhëheqëse, ndërsa për kryeshefat e policisë së komunave kërkohet 10 vjet përvojë pune në polici. Komuniteti ndërkombëtar shpesh ka bërë vërejtje për zvarritjen e proceseve rreth këtij ligji ndërsa kërkon që ai të jetë i pranushem për të gjithë.

XS
SM
MD
LG