Lidhje

Bosnjë: Ende nuk dihet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të së dielës 


Rezultatet e pjesëshme të zgjedhjeve në Bosnjë-Hercegovinë tregojnë se votuesit janë thellësisht të ndarë se si do të drejtohet vendi pas largimit të forcave ndërkombëtare vitin e ardhshëm.

Ndërkohë që janë numërur 50 përqind e votave për presidencën prej tri anëtarësh, Haris Silajxhiç, një përkrahës i fuqishëm i Bosnjes së Bashkuar, kryeson me një shumicë të madhe në garën për vendin e udhëheqësit mysliman.

Agjencia franceze e lajmeve bëri të ditur se Nebojsha Radmanoviç, i cili mbështet një referendum, që lejon territoret të ndahen, kryeson garën për vendin e përfaqësuesit serb. Gara për vendin e Kroacisë u përshkrua si shumë më e ngushtë.

Sipas marrëveshjes së paqes, që i dha fund luftës së viteve 1992-95, presidenca e Bosnjes ka një anëtar mysliman, një serb dhe një kroat dhe kreysia e saj qarkullon mes të treve. Ajo ndan kompetencat ekzekutive me qeverinë, kryetarin e të cilës e emëron vetë.

XS
SM
MD
LG