Lidhje

BE i bën thirrje Turqisë të vazhdojë rrugën e reformave


Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i bëri sot thirrje Turqisë të vazhdojë rrugën e reformave politike dhe të tregojë elasticitet në mosmarrëveshjen e vështirë lidhur me Qipron.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Olli Ren, tha se Turqia duhet të tregohet e angazhuar për reformat, në qoftë se shpreson të antarësohet në këtë bllok. Zoti Ren ndodhet në Turqi këtë javë për të shënuar përvjetorin e parë të kërkesës së Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Komisioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian pritet të nxjerrë një raport mbi përparimin e reformave në Truqi në fillim të nëntorit. Bashkimi Evropain i ka këkuar Turqisë të reformojë ligjet që kufizojnë lirinë e shprehjes. Ai i ka kërkuar gjithashtu Turqisë të hapë portet detare dhe aeroportet për anijet dhe avionët qipriotë grekë. Turqia nuk ka asnjë lloj marrëdhënieje me qeverinë qipriote të kryesuar nga grekët, që është anëtare e Bashkimit Evropian.//lk

XS
SM
MD
LG