Lidhje

Kosovë: Paqeruajtësit e NATO-s kapin më shumë se 400 kilogramë lëndë shpërthyese


Paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë kanë kapur më shumë se 400 kilogram lëndë shpërthyese dhe municion të fshehur në një zonë pyjore të vendit.

Zyrtarët e NATO-s thonë se kjo sasi u gjet nga një patrullim rutinë në afërsi të Malishevës, rreth 45 kilometra në perëndim të Prishtinës. Në këtë sasi municioni ishin të paktën 90 mina dhe granada. Zyrtarët thonë se sasia e lëndës shpërthyese dhe e municionit u zhvendos në në bazë ushtarake ndërkombëtare, ku do të shkatërrohet.//lk

XS
SM
MD
LG