Lidhje

Rrëmbimi i avionit sjell debate të ashpra në politikën shqiptare


Ministri i Brendshëm italian, Giuliano Amato tha para ligjvënësve italianë se personi që rrëmbeu avionin e linjës Tiranë-Stamboll, ishte i paarmatosur dhe vepronte i vetëm.

Incidenti i rrëmbimit të avionit me 113 vetë në bord përfundoi me arrestimin e autorit të rrëmbimit dhe me lirimin e pengjeve pa dëme në njerëz. 28 vjeçari turk, Hakan Ekinxhi, që dje rrëmbeu avionin u akuzua nga drejtësia italiane për sekuestrim personi dhe sulm ndaj sigurisë së transporteve.

Piloti i avionit të rrëmbyer ka treguar sot se Ekinxhi ka përfituar nga momenti kur është hapur dera e kabinës së tij për t'u futur me forcë duke kërcënuar se në bordin e avionit kishte një bombë dhe se ai kishte mes pasagjerëve dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Ndërsa që mbrëmë u mbyll pa probleme ankthi tre orësh i 113 pasagjerëve dhe akuipazhit të avionit të Kompanisë Turkisht Airlines i rrëmbyer nga 28 vjecari turk Hakan Ekinxhi, një furtunë politike u ngrit sot rreth kësaj ngjarjeje tronditëse.

Në komisionin parlamentar të sigurisë pati debate të ashpra mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të qeverisë. Socialisti Ben Blushi akuzoi hapur qeverinë për përgjegjësi në ngjarjen e ndodhur, pasi sipas tij ai duhej të ishte shoqëruar në bordin e avionit.

Zoti Blushi tha se këto janë pasojat e përfshirjes në polici të militantëve partiakë: “Mënyra se si qeveria po administron situatën është katastrofale, e papranueshme. Nuk mundet një njeri që i ka mbaruar leja të kalojë nën hundën e autoriteteve. Ai duhej deportuar me force dhe te shoqerohej. Imagjinoni një njeri që paska patur një record të një shoqate me background terrorist, ngrihte dhe rrëmben një avion".

Por Ministri i Mbrojtjes Fatmnir Mediu ka replikuar ashpër duke u shprehur se këto pretendime nuk qëndronin: "Personi nuk ka qenë për tu deportuar. I ka mbaruar leja e qëndrimit në Tiranë dhe duhej të kthehej sepse nuk ka patur afat. Nuk ka patur rekord kriminal. Ka hipur si pasagjer normal me një dokument të pajisur nga ambasada turke. Nuk ka patur informacion që ka qenë i perfshre ne aktivitete terroriste", tha ministri Mediu.

Më vonë Ministri Brendshëm Sokol Olldashi përsëriti faktin se Hakan Ekinxhii kishte hipur i paarmatosur në avion dhe se ishin respektuar të gjithë proceduart e sigurisë tij duke ofruar dhe momentet e xhiruara të kontrollit të Ekinxhi në aeroport, ku forcat e sigurisë e kanë kthyer disa herë, pasi i kanë bërë edhe kontrollin fizik.

Megjthatë ministri Olldashi ofroi një varant paksa të ndryshëm nga ai i ministrit Mediu mbi arsyet e largimit të Ekinxhi nga Shqipëria: "Ka hyrë në Shqipëri në 6 maj duke kërkuar azil duk pretenduar se se ështe një kristian protestant që refuzon shërbim ushtarak në Turqi. Në ditët e para të muajit gusht është paraqitur në ambasadën turke dhe ka kërkuar të rikthehet në atdhe dhe të rivazhdojë shërbimin ushtarak. Shpenzimet financiare për udhëtimin e tij janë paguar nga UNHCR".

Opozita megjithatë ka kërkuar një interepelancë urgjente me kryeministrin Sali Berisha. Kreu i qeverisë deklaroi dhe një herë gjatë mbledhjes së qeverisë se të gjitha standartet e sigurisë dhe kontrollit ishin zbatuar: "Kompania e ka çdo gjë të filmuar, kështu që në këtë mënyrë marrin përgjigje edhe ata të cilët duan me shumë dëshirë patologjike e gëzim të madh të gjejnë terrorist aty ku ska, të shpallin Shqipërinë aty ku nuk është", tha zoti Berisha.

Për ngjarjen kanë nisur hetimet edhe në Shqipëri. Me urdhërin e kryeprokurorit janë sekuestruar videot filmike lista e pasagjerëve dhe materialet e tjera të nevojshme, ndërkohë që edhe policia që mbrëmë ka verifikuar të gjithë rrethin e të njohurve të Ekinxhi në Shqipëri.//rd//

XS
SM
MD
LG