Lidhje

Amerikani Roxher Kornberg fitues i Çmimit Nobel për Kiminë


Amerikani Roxher Kornberg fitoi Çmimin Nobel për Kiminë, duke vazhduar studimet e të atit mbi procesin e kopjimit të informacionit gjenetik në qeliza.

Komisioni i çmimit Nobel thotë se zbulimet e studiuesit 59 vjeçar çuan përpara punën e të atit të tij Arthur Kornberg, që fitoi çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi para 47 vjetësh. Puna e Arthur Kornbergut shpjegonte se si informacioni gjenetik kalon nga një qelizë mëmë tek qelizat e vogla, thotë Akademia Mbretërore suedeze e shkencave në Stokholm, ndërsa i biri i zgjeroi këto zbulime deri në nivelin molekular.

Çmimi, që u deklarua sot në mëngjes në Suedi, citonte studimet e Roxher Kornberg-ut të bazës molekulare të kopjimit të informacionit gjenetik të organizmave me një bërthamë të përcaktuar qartë.

Studimet e Kornberg-ut dhanë për herë të parë një shpjegim të hollësishëm për funksionimin e këtij procesi dhe akademia tha se ai krijoi një tablo për mënyrën sesi transferimi i informacionit të ruajtur në gjene zhvillohet mes molekulave të veçanta.//lk

XS
SM
MD
LG