Lidhje

Në Nju Jork, mbrëmje për grumbullimin e fondeve për luftën kundër Sidës


Dje në Nju Jork u organizua një ballo e madhe për të grumbulluar fonde për luftën kundër Sidës. Ballon e organizoi fondacioni i Elton Xhonit për Sidën, me pjesëmarrjen, përveç të këngëtarit të famshëm, edhe të një liste impresionuese me aktorë dhe këngëtarë.

Elton John pohoi se ndjehej pak nervoz kur hipi në skenë për të interpretuar me këngëtarin Nil Jang. Të dy ata interpretuan në duet këngën "Jor Song" para qindra të ftuarve. Komediania Hupi Goldberg drejtoi mbrëmjen e pestë të këtij aktiviteti që këtë vit titullohej "Një Vizion i Qëndrueshëm".

Elton Xhon themeloi Fondacionin që mban emrin e tij në vitin 1992. Qysh atëherë, fondacioni ka grumbulluar më shumë se 100 milion dollarë në mbështetje të programeve për parandalimin e virusit HIV dhe Sidën. Elton Xhon është i vendosur të rrisë ndërgjegjësimin publik për parandalimin e Sidës, por kjo nuk e ka ndaluar atë të mbështesë edhe kauza të tjera, ndër të cilat edhe fushatën kundër kancerit të gjirit.//lk

XS
SM
MD
LG