Lidhje

UEFA i jep Malit të Zi antarësim të përkohshëm në Federatë


UEFA i dha Malit të Zi anëtarësim të përkohshëm, por e shtyu vendimin për Gjibraltarin. Në takimin e sotëm në Ljubjanë, enti rregullator i futbollit në Evropë, pranoi Malin e Zi si anëtar të ri, pas shkrirjes së Shoqatës së Futbollit të Serbisë e Malit të Zi.

Anëtarësimi i plotë, që do ta lejonte Malin e Zi të konkuronte për kampionatin evropian në vitin 2012, duhet të miratohet në kongresin e UEFA-s që zhvillohet në janar në Dyseldorf.

UEFA e shtyu vendimin për Gjibraltarin në pritje të rishikimit të dokumenteve të paraqitura nga Spanja për gjendjen e objekteve sportive në Gjibraltar. Gjykata Sportive e Apeleve i dha urdhër UEFA-s ta pranonte Gjibraltarin.

Në vitin 1999 Spanja inicioi ndryshimin e rregullave tek UEFA për të pranuar si anëtar vetëm vende që njihen nga OKB-ja. Por gjykata e apelve tha se kërkesa e Gjibraltarit ishte bërë para ndryshimit të rregullores së UEFA-s.

Debati për të ardhmen e Gjibraltarit ka qënë burim tensioni mes Britanisë dhe Spanjës. Britania thotë se ishulli është pjesë e saj, Spanja po ashtu pretendon sovranitet mbi të.

XS
SM
MD
LG