Lidhje

Kryeministri malazez Gjukanoviç do të tërhiqet nga posti


Kryeministri malazez Millo Gjukanoviç, një nga udhëheqësit ballkanas që ka qendruar më gjatë në pushtet, i konfirmoi njoftimet e shtypit se do të tërhiqet nga posti.

Zoti Gjukanoviç tha dje se po kthehet në jetën private ku do të merret me biznes, por se do të qendrojë në krye të Partisë Demokratike të Socialistëve. Partia ka emëruar ministrin e tanishëm të drejtësisë, Zhelko Sturanoviç, në krye të qeverisë. Emërimi i tij duhet të miratohet nga presidenti i vendit dhe parlamenti.

Zoti Gjukanoviç, që nga 1991-shi, ka qenë ose kryeministër, ose president i Malit të Zi, duke e parë vendin e tij të kalonte përmes periudhës së uftrave të Ballkanit, shpërbërjes së Jugosllavisë dhe pavarësisë, kur Mali i Zi u shkëput sivjet nga Serbia. //rd//

XS
SM
MD
LG